Kastrati huazohet në Haka

Kastriot Kastrati është huazuar të mërkurën nga gjiganti finlandeze HJK Helsinki në Haka. Lajmin e kanë bërë të ditur të dy klubet përmes uebfaqeve të tyre zyrtare. Sulmuesi i ri kosovar do të luajë me Hakan deri në fund të sezonit.
18-vjeçari ishte bërë i njohur kur shënoi dy gola në rrethin e dytë të fazës preliminare të Ligës së Kampionëve në fitoren e thellë të Helsinkit ndaj ekipit Uellsina Bangor City 10:0. Mirëpo, ai nuk pati mundësi të luante më shumë, kështu që ky klub vendosi ta huazojë, për të luajtur në vazhdimësi.
Te Haka, Kastrati do ta gjejë bashkëkombësin e tij, Albert Kuqi, vëllai i vogël i futbollistit të njohur kosovar, Shefki Kuqi. Sezonin e kaluar, Kastrati kishte luajtur me ekipin e rezervistëve të Helsinkit, ku kishte shënuar 20 gola. Kastrati është pjesë e përfaqësueses U-19 të Finlandës.