E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valter Fushaj, jep dorëheqjen nga Vllaznia

Vllaznia nuk do të financohet më nga presidenti Valter Fushaj. Presidenti Fushaj dha dorëheqjen nga detyra pas mosmarrëveshjeve me Bashkinë e Shkodrës, ku mësohet se ai kërkonte më shumë mbështje.

Ky vendim vjen ditën e sotme pas takimit të mbajtur me drejtues te Bashkise, ndonese Bashkia Shkodër ishte ende e pavendosur për shumën që duhet të financonte. Vllaznia është e palicensuar nga FSHF për sezonin e ri. Kjo skuadër me presidentin Fushaj ka fituar një kupë Shqipërie.

Fushaj ka bërë publike këtë vendim në një konferencë për mediat.  Ai për 8 vite financonte këtë skuadër.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›