E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimarrja ne KQZ PS Te mos i perkase maxhorances

Riformatimi i institucionit më të lartë zgjedhor pritet të marrë në muajin e ardhshëm, kur të nisë diskutimi i reformës ligjore edhe vëmendjen më të madhe në debat. Juristi i Partisë Socialiste Eridian Salianji në një lexim të raportit të OSBE – ODHIR për zgjedhjet e tetë majit deklaron se ky draft qartësisht thotë se zgjedhjet e ardhshme nuk mund t’u besohen më KQZ-se dhe Kolegjit aktual. Formulimi, thotë ai për “AS” do t’i mbetet reformës.

“Apolitik, e drejton opozita. Të krijosh një institucion i cili është i pavarur nga të gjitha palët është një problem politik, por sot, vetëm kjo mund të thuhet, dhe është e vërtetuar që qeveria nuk mund ta ketë më maxhorancën në KQZ, pasi nuk mund të organizojë dot zgjedhje të lira dhe të ndershme. Këtë nuk e themi ne, por e thotë raporti i OSBE/ODIHR. Raporti trajton KQZ-në. Thotë që ka humbur sistemi, gjykata nuk ka dhënë vendime të drejta. Ç’është më e rëndësishme që këtu humb edhe besimi te drejtësia dhe kjo i ngelet reformës për të përcaktuar se si do të jetë forma e organizimit të kolegjit zgjedhor, pra, këto dy institucione nuk do të jenë më. Pastaj forma se si do të organizohen do të përcaktohet në kohën në vijim”,thotë Salianji.

“Zgjedhje transparente dhe kompetitive”, ky ishte një tjetër nënvizim që raporti bëri për zgjedhjet e tetë majit. Për juristin e selisë rozë, kjo është një e vërtetë, por e  lexuar e shkëputur nga kampi demokrat, nga pjesa tjetër e raportit.

“Sa i përket transparencës aty ka një të drejtë për arsye se raporti i vë theksin zgjedhjeve në Tiranë ku votimi dhe numërimi ishte numërim transparent deri në datën 14. Kurse përsa i përket problemit tjetër ajo e ka ndarë, ka ndarë transparencën deri në datën 14 dhe ka ndarë momentin kur u prish procesi zgjedhor, pra, në momentin kur KQZ ndërhyri në proces”, theksoi ai.

Ndërkaq, selia rozë ka deklaruar më herët se është e gatshme për një reformë tërësore ligjore, për modalitetet e së cilës janë grupe pune që janë angazhuar. Përtej reformës zgjedhore, PS ka shprehur qëndrimin  pro ndërhyrjes në kushtetutë, qëndrim që ka hasur deri tani kundërshtimin e demokratëve.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›