E Shtunë, 31 Tetor 2026

Malouda nuk është në shitje

Nga Express më 26 gusht 2011 në ora 15:10

Menaxheri i Chelseas, Andre Villas-Boas ka bërë të ditur se klubi nuk ka ndërmend të shesë mesfushorin Florent Malouda.

Ardhja e plejmejkerit spanjoll Juan Mata ngriti dyshime rreth të ardhmes së ish futbollistit të Olympique Lyonit.

Klubi italian Juventus spekulohej se ishte i interesuar për transferimin e Maloudas, por Villas-Boas është i vendosur të mbajë francezin në Stamford Bridge.

“Para se të flisni për numrin e golave dhe asistimeve të Matas në Valencia, të flasim për numrin që ka bërë Malouda në Chelsea. Ne nuk mund të lejojmë veten të humbin një futbollist kaq kualitativ” tha 33 vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›