E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona fiton përsëri thellë, Vilareali,Valencia dhe Reali e ndjekin nga pas

Madrid (Start)- Bercelona arriti të korrë një tjetër fitore të thellë në kampionatin spanjoll, duke mposhtur këtë herë 6-0 Valadolidin. Djemtë e drejtuar nga Pepe Guardiola me 6 golat e shënuar këtë javë janë skuadra me golavorazhin më të mirë në Primer Divizion, duke shënuar 34 gola, dhe pësuar vetëm 8.

Fitore dramatike mori dhe Reali i Madridit të shtunën me Malagën 4-3. Për Realin shënoi një “poker” Higuain, duke zhvlerësuar golat e skuadrës së Malagës.

Vilareali i vendit të dytë arriti një fitore të ngushtë 2-1 me Almerian. Fitore arriti edhe Valencia në transfertë me Getafen 3-0. Me këtë fitore Valencia qëndron me hapin e kryesuesve duke mbajtur vendin e tretë me golavorazh më të mirë se Reali i Madridit.

Më poshtë janë të shënuara rezultatet e kësaj jave.

Të shtunën

Real Madrid 4 – 3 Malaga
Barcelona 6 – 0 Valladolid

Dje

Deportivo 1 – 0 Espanyol
Mallorca 3 – 3 Athletic Bilbao
Numancia 2 – 4 Real Betis
Osasuna 0 - 0 Atletico Madrid
Racing 1 – 0 Sporting Gijon
Villarreal 2 - 1 Almeria
Sevilla 1 – 0 Recreativo Huelva
Getafe 0 – 3 Valencia

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›