Trajneri Ançeloti akuzon gjyqtarin e takimit për barazimin e Milanit
Leçe (Start)- Trajneri i Milanit, Karlo Ançeloti, akuzoi gjyqtarin e takimit, Bergonxi, si shkaktarin e barazimit të skuadrës së tij. Tekniku kuqezi ka pretenduar për kohën e shënimit të golit nga ekipi i Leçes, pasi ai pretendon se minutat shtesë kishin përfunduar.
Pretendim tjetër i trajnerit është dhe goditja e dënimit akorduar kundër Milanit, pasi sipas tij ishte inekzistente.
“Koha shtesë kishte përfunduar, -shton tekniku. –Ishte një faull që akordohet vetëm në Itali. Për fat të keq këtu gjyqtarët fërshëllejnë shpesh.”
Reagimet e teknikut të Milanit erdhën menjëherë pas përfundimit të takimit me Leçen.