Kriza prek edhe futbollin: Abramoviç: Kujdes me zgjedhjet
Moske (Start)-Kriza ekonomike që ka pushtuar mbarë botën, ka prekur gjithashtu edhe klubet sportive. Kështu, mediat ruse publikojnë lajme se pronari i klubit të Chleseas, Roman Abramoviç, u ka kërkuar drejtuesve të ekipit që të reduktojnë shpenzimet lidhur me transferuat e reja. Ai ka përjashtuar nga puna të paktën 25 persona të cilët merreshin me përzgjedhjen e lojtarëve nëpër botë. Rusi Abramoviç, bleu klubin në fjalë në vitin 2003. Ai u fokusua më shumë në përzgjedhjen dhe blerjen e lojtarëve të rinj. Sipas mediave ruse, edhe pse klubi nuk paraqet interes financiar për Abramoviç, investimi në të është thjesht një hobi personal në këtë fushë.