Rikthehet buqeshja në ekipin e Elbasanit pas fitores me Tiranën
Elbasan (Start)- Elbasani arriti fitoren më të rëndësishme të kësaj jave, duke mundur kryesuesit e Tiranës me rezultatin minimal 1-0. Fitorja e verdhebluve erdhi në një moment të vështirë për ta, pas problemeve dhe pakënaqësive të shfaqura nga lojtarët e ekipit.
Në takimin e djeshëm vendasit ishin më të motivuar për të arritur fitoren, e cila erdhi me një gol të Abazajt në minutën e 17’ të takimit.
Më e rëndësishme për skuadrën e Elbasanit ishte rikthimi i tifozerisë në stadium, pas bojkotit që i bënë ata ekipit për rezultatet e dobëta. Dje në “Ruzhdi Bizhuta” ishin të pranishëm rreth 6 000 tifozë të Elbasanit, dhe rreth 300 të ardhur nga kryeqyteti. Hyrja për tifozët verdheblu ishte falas, pas vendimit të drejtuesve të klubit për të marrë mbështetjen e tyre.
Kjo fitore veç rihapjes që i bën kampionatit shqiptar, rikthen edhe humorin tek elbasansit, të cilët aktualisht ndodhen vetëm 4 pikë larg kreut të renditjes.