E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trajneri i Kombëtares, Ari Han, ndjek ndeshjen Dinamo-Flamurtari

Tiranë (Start)-Trajneri i kombëtares shqiptare, Ari Han, ishte i pranishëm përsëri këtë fundjavë në stadiumet shqiptare. Holandezi ndoqi nga afër takimin e luajtur në kryeqytet mes Dinamos kampione dhe Flamurtarit të Vlorës.

Tekniku javën e shkuar ndoqi edhe dy takimet e tjera, atë mes Partizanit dhe Shkumbinit, dhe takimin tjetër Tirana-Besa. Holandezi ndodhet në Shqipëri për të vëzhguar disa nga kandidatët e mundshëm për të veshur fanellën e përfaqësueses.

Kohët e fundit, tekniku holandez është kritikuar nga opinioni për mosndjekjen nga afër të futbollistëve që luajnë në Shqipëri.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›