E Diel, 1 Nëntor 2026

Trajneri i përfaqësuese së Irlandës, Xhovani Trapatoni, propozon Aleks Brucen

Dublin (Start)- Qendërmbrojtësi Aleks Bruce është pranë zbarkimit të tij në kampionatin italian. Propozimin për kalimin e lojtarit në Itali e bëri trajneri i përfaqësueses irlandeze, Xhovani Trapatoni. Tekniku italian ia ka këshilluar lojtarin ekipeve të Xhenoas, Napolit dhe Fiorentinës.

Kontrata e 24-vjeçarit irlandez me Ipsuiç Toun, skadon në muajin qershor të 2009-ës. Skuadra britanike është e gatshme ta lëshojë lojtarin që në muajin janar, për të mos e humbur në parametrat zero në qershor.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›