Barcelona, gati për Realin

Mbrojtësi i djathtë i Barcelonës, Adriano mezi pret fillimin e dueleve me Real Madridin në kuadër të Superkupës së Spanjës dhe theksoi se skuadra katalane është e gatshme për fillimin e sezonit 2012-13.
“Është gjithmonë joshëse të luajmë kundër Realit dhe shpresojmë të fillojmë sezonin e ri me këmbë të mbarë duke fituar Superkupën”, deklaroi Adriano gjatë një konference për shtyp. “Ekipi është gati, pavarësisht faktit se disa futbollistët nuk kanë pushuar sa të tjerët. Por, edhe ata që kanë ardhur më vonë janë në gjendje të mirë”, u shpreh ai.
Sezoni i ri në La Liga fillon këtë fundjavë kurse duelet e Superkupës zhvillohen më 23 dhe 29 gusht.