E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon misioni i dështuar

Këshilli i Sigurimit i OKB’së ka urdhëruar të enjten përfundimin e misionit vëzhgues në Siri, edhe pse prania e OKB’së në Damask do të vazhdojë. Ndërkohë, është propozuar i dërguari i ri për Sirinë.

Pas konsultimeve të Këshillit të Sigurimit, kryesuesi i radhës i këtij organi të OKB,ambasadori francez, Gerard Araud, ka deklaruar se "misioni UNSIMS do të përfundojë".

Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit u shprehën se ky mision nuk ka plotësuar kushtet për zgjatje të mandatit.

Në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Ban Ki Moon, Araud ka mbështetur idenë për hapjen e një zyre ndërlidhëse në Damask.

Mandati i misionit UNSIMS përfundon të dielën në mesnatë. Për vazhdimin e tij është dashur që të plotësoheshin dy kushte: më pak dhunë dhe që të mos ketë përdorim të armëve të rënda. Vëzhguesit e fundit duhet të largohen nga Siria deri të premten e javës së ardhshme.

Nga ana tjetër, pas dorëheqjes, të cilën në fillim të gushtit e kishte paralajmëruar i dërguari special i OKB’së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë, Kofi Annan, Këshilli i Sigurimit ka diktuar çështjen e pasuesit të tij.

Sipas agjencisë ruse Interfax, e cila thirret në burime brenda Këshillit të Sigurimit, pasues i Annan do të jetë diplomati algjerian Lakhdar Brahimi. Agjencia njofton se, diplomatët perëndimorë pohojnë se Brahimi është parimisht pajtuar me emërimin e tij, dhe se, aktualisht, po i diskuton detajet e mandatit me sekretariatin e OKB’së.

Algjeriani 78-vjeçar do të duhej të detyrës t’ia fillojë më 1 shtator.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›