E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, gol Realit pas 196 kornerëve

Barcelona në ndeshjen e parë çerekfinale të Copa del Rey në Santiago Bernabeu kundër Real Madridit shënoi golin e saj të parë nga goditja nga këndi pas 196 tentimeve të kaluara të pasuksesshme.

Në duelin e së mërkurës mbrëma, të fituar 2-1 nga katallanët, kapiteni Carles Puyol realizoi me kokë në minutën e 49-të pas kornerit të ekzekutuar nga Xavi. Për më tepër, kjo lëvizje duket të ketë qenë e përgatitur.

E përditshmja sportive spanjolle Marca ka publikuar një statistikë interesante, e ajo tregon se të gjitha harkimet e Xavit këtë sezon, deri te ndeshja e fundit me Real Madridin, kanë qenë të shkurtra dhe kishin për cak shtyllën e parë. Kundër Realit, harkimet e tij shkonin në qendër ose në shtyllën e dytë.

“Kam biseduar me Puyolin pas përfundimit të pjesës së parë dhe i kam treguar se ku të qëndrojë. Kjo pati sukses”, deklaroi Xavi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›