Barcelona humb Ibrën
Barcelona do të jetë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimoviç të martën për ndeshjen e kthimit kundër Arsenalit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ylli suedez mungoi në fitoren 4-1 ndaj Athletic Bilbaos të shtunën mbrëma për shkak të një lëndimi në pulpë, që pësoi para takimit, ndërsa nuk pritet të rikuperohet për përballjen me Topçinjtë.
Ibrahimoviç shënoi dy herë në barazimin 2-2 në ndeshjen e parë në Emirates Stadium. Bojan Krkiç e zëvendësoi Ibrahimoviçin kundër Bilbaos dhe shënoi dy gola.
(d.b/BalkanWeb)