Fierza 295 m. KESH: Rritje eksportit, por, jo shkarkime
TIRANE-Vetëm 1 metër ndan nivelin aktual në liqeninn e Fierzës nga kapaciteti normal që ky liqen lejon të mbartë. Kjo u bë e ditur sot nga Drejtori i Koorporatës Elketroenergjitike Shqiptare (KESH), Muharrem Stojku gjatë një konference për shtyp ku u bë e ditur situata në kaskadën e lumit Drin. Por sic tha Stojku niveli i rritur i ujit në liqenin e Fierzës nuk do të shkarkohet, por do të përdoret për të rritur prodhimin e energjisë dhe si rrjedhojë dhe eksportin. “Fierza ndodhet në kuotën e 295 metrave nga 296 metra që është kapaciteti. Po rritet eksporti që të mos ketë shkarkime të liqeneve”, tha Stojku.
Sipas kreut të KESH, eksporti i energjise nuk do dëmtoje vendin gjatë periudhave të thatësirës, por do të ndërpritet pikërisht në muajin Qershor.
Stojku theksoi se dhe përfitimet janë të kënaqshme nga tregtia, ku vetëm në 3 muaj janë fituar 40 milionë euro, dhe në këtë mënyrë KESH po shlyen dhe borxhin ndaj qeverisë.
(d.b/BalkanWeb)