Liga e Kampioneve Bajerni i Mynihut nis rrugetimin drejt finales
Bajerni i Mynihut do të bëj të mërkurën në mbrëmje hapin e parë drejt synimit për të arritur në finalen e Ligës së Kampioneve, e cila do të luhet në stadiumin e tyre “Allianz Arena”, në maj të 2012-s.
Duke qenë se e mbylli në vendin e tretë Bundesligën e kaluar, Bajerni do të luaj në “play off” ndaj zvicerianëve të Zyrihut, për herë të parë që nga viti 2002. Bavarezët e nisën kampionatin me humbjen 1-0 ndaj Myshengladbahut, por në ndeshjen e dytë mposhtën Volfsburgun me golin e shënuar në minutën e fundit nga Luis Gustavo.
Ndaj Zyrihut do të luajnë Manuel Nojer dhe Zherom Boateng, që kushtuan sëbashku rreth 35 milionë euro, ndërsa zvicerianët e kanë moralin në qiellin e shtatë pasi mposhtën Bazelin, në ndeshjen e fundit. Ata fituan 2-1 kur po humbisin deri pesë minuta para fundit. Ndeshjet e tjera “play off” të Championsit, shohin Vilarealin të udhëtojë për në Danimarkë, ku e pret Odense.
Spanjollët do të bazohen edhe një herë te dyshja sulmuese Rosi-Nilmar, të cilët u mbajtën me forcë në ekip pavarësisht ofertave të shumta. Largimi I vetëm te nëndetësja ka qenë Santi Kacorla, që firmosi për Malagën. Makabi Haifa, kampion I Izarealit do të vihet përballë Genkut, kampion të Belgjikës.
Qipriotët e APEOLIT, që dy raunde më parë eliminuan Skënderbeun do të udhëtojnë për Kraikovë të Polonisë për t’u ndeshur me Vislën. Dinamo e Zagrebit pret Malmoen, teksa ndeshjet e kthimit do të luhen më 23 gusht.