Edhe Juventusi vihet pas Xherdan Shaqirit
Juventus e ka marrë me seriozitet interesimin për futbollistin kosovar Xherdan Shaqiri. Klubi bardhezi ka mundësi që sezonin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve, kështu që ‘Zonja e Vjetër’ po mendon qysh tash për t’u përforcuar. Sipas portalit zviceran 4-4-2.com, drejtori gjeneral i Juventusit, Marota, ka rezervuar një udhëtim drejt Zvicrës për të kërkuar informata rreth 19-vjeçarit të Bazelit. “Ekipi italian planifikon të veprojë në shpejtësi për t’i evituar konkurrentët, pasi për shërbimet e tij janë të interesuara edhe disa klube tjera”, shkruan ky portal. Kampioni zviceran, Bazel, e vlerëson lojtarin 7.5 milionë euro.