Tirana ende pa fitues zyrtar

(E plotësuar) Në Tiranë janë numëruar të gjitha fletëvotimet nga 485 kuti të zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërsa gara gjatë tërë kohës ishte e ngushtë mes dy kandidatëve, Lulzim Basha nga Partia Demokratike dhe Edi Rama nga Partia Socialiste.
Megjithatë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ende nuk e ka publikuar rezultatin përfundimtar se kush është fitues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ndërkaq ka paralajmëruar se nesër në orën do të mbajë mbledhje.
Udhëheqësi i socialistëve, Edi Rama, është paraqitur para mediave duke e quajtur vetën fitues pasi siç thotë ai, ka marrë 10 vota më shumë se sa kundërkandidati Basha.
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në anën tjetër iu ka bërë thirrje të gjithë atyre që po festojnë rrugëve të Tiranës për qetësi dhe të presin rezultatin e KQZ-së. (rel)
Rama fiton me 10 vota diferencë
Kutia e fundit vendosi se kush do të jetë kryetar i Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet lokale. Me 10 vota Edi Rama e fitoi garën kundrejt rivalit të tij, Lulzim Basha.
Njësia numër 5 ishte vendimtare, ngase u përmbys avantazhi i kandidatit demokrat, Basha që në ditën e fundit të numërimit kishte epërsinë prej më shumë se 700 vota kundrejt kandidatit socialist Rama.
Deri në momentet e fundit nuk dihej se kush ishte fitues, ngase të dy taborët festonin, duke pretenduar se kanë fituar.
KQZ-ja bëri të ditur se në kutin e fundit Rama mori 220 vota, ndërsa Basha 154 vota dhe në përgjithësi kandidati socialist arriti të dal në epërsi
Numërimi i votave ishte nën vëzhgim të ambasadori amerikan Arvizu dhe të ambasadorit të BE-së, Sequi.
Databaza e Berishës favorizon Bashën
Kryeministri i Shqipërisë Salih Berisha, që njëherit është edhe kryetar i Partisë Demokratike që udhëheq mazhorancën në Shqipëri ka dalë në një konferencë për shtyp ku ka thënë se duhet pritur rezultatin përfundimtar i KQZ-së.
Berisha ka thënë se databaza e PD’së rezultaton se kandidati i tij Lulëzim Basha është pak vota para Edi Ramës.
“Por, databaza e Socialistëve thotë se janë pak vota para neve. Kështu që të presim KQZ se cila do të jetë finalja, para se të flasim për fitoren e ndonjërit prej kandidatëve dhe simpatizantët të përmbahen nga emocione”, tha Berisha.
Berisha ka ftuar edhe dy kandidatët që të pranojnë rezultatin.
Përfundon numërimi, dy palët festojnë
Maratona gjashtëditore e numërimit të votave për Bashkinë e Tiranës ka përfunduar, ndërkohë që të dyja kampet proklamojnë fitoren.
Rreth orës 16 ka përfunduar numërimi në Njësinë 5 që ka shënuar fundin e numërimit.
Vëzhgues, komisionarë e simpatizantë të të dyja palëve kanë festuar në momentin e përfundimit.
Konfuzionin nuk e kanë sqaruar dot as mediat. Derisa Top Channel raporton se fitues është Edi Rama me 9 vota plus, ABC News thotë se sipas procesverbaleve që ka parë Lulzim Basha është fitues me 15 vota plus.
Sidoqoftë pritet që shumë shpejt KQZ të dalë me rezultatin përfundimtar.
Ndërkohë një numër i konsiderueshëm fletësh janë shpallur të pavlefshme në njësinë 5, për të cilat pritet të marrë vendim KQZ-ja.
Ambasadorët e huaja kanë bërë thirrje për qetësi dhe të dy kampet ti shmangen emocioneve që mund të kenë në këtë moment.
Basha 270 vota para Ramës, edhe tri kuti
Kur janë numëruar 482 kuti nga 485 kuti që janë gjithsej në KZAZ 49 të njësisë pesë në Tiranë, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me 270 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, Edi Rama.
Komisioni Qendror Zgjedhor i Shqipërisë ka konfirmuar të shtunën se Basha ka 124.138 vota, Rama 123.868 vota, ndërsa Hysni Milloshi ka 1.379 vota, ndërkohë që kanë mbetur edhe 3 kutitë e fundit për t’u numëruar.
Në selitë e dy partive kryesore politike PD dhe PS mbizotëron heshtja. PD dhe PS presin rezultatet e dy kutive të fundit.
Rezultati i numërimit të votave në tri kutitë e fundit në KZAZ 49 të Njësisë numër pesë në Tiranë do të përcaktojnë se kush do të jetë kreu i bashkisë së kryeqytetit në katër vjetët e ardhshëm.
Basha ruan avantazhin
Në 8 kutitë e fundit që kanë nisur numërimin sot Kandidati Basha vazhdon të ruajë avantazhin që ka ndaj rivalit të tij Edi Rama.
Kandidati i “Aleancës për qytetarin” Lulzim Basha vazhdon të ruajë avantazhin përballë kandidatit socialist, Edi Rama në bashkinë e Tiranës.
Sipas të dhënave të Komisionit Qedror të Zgjedhjeve janë hedhur të dhëna për 48 kuti të numëruara, nga 485 që ka bashkia Tiranë.
Deri në këto momente, Basha ka marrë 124 138 vota, kundrejt 123 868 vota të marra nga Rama, duke ruajtur kryesimin. Diferenca mes kandidateve ngushtohet edhe me, po Basha mban gjithsesi kryesimin me 270 vota plus për z. Basha.
Basha mori kryesimin në garën e forte për kryeqytetin, në orët e para të mëngjesit të se enjtes, duke e mbajtur atë në vazhdimësi.