E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona kerkon trajnerin e ri

Barcelona kërkon një trajner.
Një ditë pas dorëheqjes surprizë të Tito Vijanova, klubi spanjoll ka nisur misionin për të gjetur personin që do të drejtojë skuadrën duke nisur nga sezoni i ardhshëm.
Vendimi i Vijanovës për t’u larguar nga pankina ka zënë në befasi Barcelonën, që nuk ka një emër konktret se kush do të jetë trajneri i ri. Kjo i ka dhënë dorë të lirë mediave iberike të aludojnë mbi pasardhësin e Vijanova.
Shumë janë pretendentët, por vetëm tre më të mundshmit.
I pari në listë, por edhe më I vështiri për t’u arritur është Jup Hainkens.
Drejtuesit e Barcelonës nuk e kanë harruar ende leksionin që trajneri i dha me Bajernin e Mynihut në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve. Aktualisht, trajneri gjerman është pa një skuadër, por e vështirë do të jetë për ta bindur atë të kthehet sërish në pankinë.
Dy emrat e tjerë më të mundhësm dhe të projektuar si kandidatë për të marrë drejtimin e Barcelonës janë Andres Vijas-Boash dhe Luis Enrike. I pari drejton Totenteham në Angli dhe shihet si një nga trajnerët e rinj më të mirë në botë.
Nga ana tjetër, Luis Enrike njihet mirë nga drejtuesit e klubit spanjoll, pasi më parë ka mbajtur shiritin e kapitenit në skuadërm, përpara se të drejtonte ekipin e Barcelona B dhe Romën në Itali.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›