E Shtunë, 31 Tetor 2026

Palermo largon Samir Ujkanin nga Lacio

Samir Ujkani nuk do të shkojë te Lacio.
Zërat e merkatos që e shihnin portierin e kombëtares shqiptare te skuadra romane janë hedhur poshtë zyrtarisht nga Palermo.
Klubi siçilian ka mohuar se është kontaktuar nga Lacio dhe se Ujkani do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës.
Pista e kryeqytetit italian është rrëzuar zyrtarisht, por kjo nuk do të thotë se Samir Ujkani do të vazhdojë të luajë me Palermon.
Portieri kërkon një skuadër ku mund të gjejë hapësira si titullar, ndërkohë që edhe ekipe të tjera të Serisë A si Udineze dhe Sasuolo interesohen për të.
Ndërkohë, forcohen më shumë zërat që Mërgim Mavraj nuk do të jetë pjesë e Grojter Fyrt sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare do të ndërroj skuadër dhe ky opsion del qartë nga vendimi i fundit i klubit gjerman për t’i hequr atij shiritin e kapitenit.
Seria A italiane mbetet një nda destinacionet më të pëlqyera të Mavraj me Lacion që interesohet prej kohësh për mbrojtësin.
Gjithsesi, edhe skuadra të tjera të Bundesligës gjermane kanë shfaqur dëshirën për të patur shërbimet e futbollistit të kombëtares kuqezi.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›