Mancester Siti prezanton dy blerjet e fundit ne merkaton e veres

Kohë prezantimesh te Mançester Siti.
Skuadra angleze ka zyrtarizuar dy blerjet e reja, spanjollin Alvaro Negredo dhe malazezin Stevan Jovetic.
Në fillim testet rutinë, më pas firma në kontratë dhe në fund perezantimi me fanellën e re për Negredon.
Sulmuesi u ble nga Mançester Siti nga Sevilja për 25 milionë euro, ndërsa ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me skuadrën angleze.
Futbollisti 27-vjeçar cilësohet si një nga blerjet më të goditura të Sitit, që kishte shumë boshllëqe në sulm pas largimit të Karlos Tevez.
Bashkë me Negredon është prezantuar edhe Stevan Jovetiç, që u tranferua vetëm dy ditë më parë nga Fiorentina.
Dy lojtarët do të ndihmojnë skuadrën e drejtuar nga Manuel Pelegrini në objektivat e këtij sezoni, ku më I rëndësishmi është fitimi I titullit kampion në Angli.
Mançester Siti ka qenë një nga skuadrat më active në fushatën e blerjeve gjatë kësaj merkatoje.
Më parë, klubi anglez arriti të marrë shërbimet e barzilianit Fernandinjo dhe mesfushorit spanjoll Hezus Navas.
Ndërkohë, pritet të mësohet se cila do të jetë goditja e madhe, pasi trajneri Pelegrini ka premtuar blerjen e një prej lojtarëve më të mirë të botës.