E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cirk brazilian te Bajerni

Nëse Bayern Munich ka fituar shtatë ndeshje radhazi në Bundesligën gjerman, duke kryesuar kampionatin me pikë të plota, merita është edhe e yjeve brazilianë të skuadrës. Bëhet fjalë për Rafinha-n, Dante-n dhe Luiz Gustavo-n.

Tre futbollistët karioka dhurojnë spektakël në fushë, por edhe në stërvitje. Së fundmi, televizioni zyrtar i klubit bavarez ka shpërndarë një video, ku lojtarët brazilianë e shndërrojnë një xhonglim të thjeshtë të topit në një spektakël.

Me teknikë të shkëlqyer dhe lëvizje cirku, Rafinha, Dante e Luiz Gustavo kanë mbajtur në ajër dy topa njëkohësisht. Ushtrimi ku topi nuk duhet të prekë tokën është mjaft i vështirë, mbi të gjitha kur të impenjuar janë tre futbollistë.

Por, lojtarët e Bayernit i kanë shtuar edhe një element ekstra vështirësie, duke përdorur dy topa njëkohësisht dhe kjo e ka kthyer xhonglimin në një moment mbresëlënës. Një lloj stërvitjeje që do të ishte shumë efikase për shkollat e futbollit, në mënyrë që lojtarët të perfeksionojnë teknikën.

Kjo ishte një mënyrë e përkryer për tu zbavitur në fushat stërvitore në javën ku skuadrat kombëtare janë të impenjuara për ndeshjet ndërkombëtare. Spektakli i dhuruar nga treshja braziliane e Bayern-it shërbeu për të rritur edhe humorin në radhët e skuadrës dhe gjithçka e realizuar me një rritëm perfekt.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›