Brazil 2014 Shqiperia mposhtet 2-1 nga Islanda
Shqipëria është mposhtur me rezultatin 2-1 nga Islanda në “Qemal Stafa”, në ndeshjen e tretë kualifikuese të Grupit E të Botërorit Brazil 2014. Në këtë mënyrë është shndërruar në dramë sfida e shpresave të mëdha, përballë asaj që në letër cilësohej si skuadra më e dobët e grupit.
Duhej të ishte fitorja drejt ëndrrës për të marrë 6 pikë, duke llogaritur edhe ndeshjen e së martës me Slloveninë, por Shqipëria u kthye në mënyrë të pamëshirshme me këmbë në tokë.
Kuqezinjtë u ndëshkuan në të 18-tën me golin e Bjarnason, pas një gabimi kolektiv të mbrojtjes kuqezi dhe portierit Ujkani, nga një rivënie e gjatë anësorë, që ishin edhe një prej pikave të cilave trajneri De Biasi i trembej më shumë kundërshtarëve.
Reagimi i Shqipërisë nuk vonoi me tentativat e kapitenit Cana, Bulkut dhe Sadikun, që ishin vetëm sinjali për golin e barazimit. Kur kronometri tregonte 29 minuta lojë, kuqezinjtë barazuan me Edgar Çanin, pas një aksioni të shkëlqyer të orkestruar nga Meha.
Megjithatë ndeshja e Shqipërisë është komplikuar që prej pushimit mes pjesëve, me rreshjet e shiut që vonuan 20 minuta rifillimin e lojës dhe me rëndimin e terrenit të lojës, nga e cila kuqezinjtë u penalizuan.
Bulku dhe Sadiku kishin shanse të mira për shënim në fraksionin e dytë të lojës, por, në të 81-ën ishte Islanda ajo që shënoi me një goditje dënimi nga Sigurdson, por duhet theksuar se faulli ishte inekzistent. Shqipëria ka provuar pa forcën e duhur në minutat e fundit dhe në këtë mënyrë humbet në mënyrë të pabesueshme e mbetet në kuotën e 3 pikëve në Grupin E, ndërsa Islanda tashmë ka 6 pikë.