E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, klubi më i mirë i 2011-ës

Barcelona është klubi më i mirë në botë për vitin 2011. Instituti për Histori dhe Statistika në futboll (IFFHS), ka vendosur gjigantin katalan – kampion i Evropës dhe Spanjës nga edicioni i kaluar - në krye të renditjes para rivalit të saj kryesor Real Madridit dhe argjentinasve të Velez Sarsfield.

Më pas renditen dy skuadrat nga Manchesteri, United dhe City të përcjell nga brazilianët e Santosit dhe Universidad de Chille.

Top 10 mbyllet nga Benfica, Porto dhe kilianët Universidad Catolica.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›