Raul përkrah Realin drejt suksesit

34 vjeçari bëri mbi 500 paraqitje zyrtare për Los Blancos para largimit për në Schalke në verën e vitit 2010, por ende ka ndjenja të veçanta për klubin i cili e bëri të famshëm.
“Dua që Reali të fitojë të gjitha më 2011-12. Ligën e Kampionëve, La Ligan dhe Copa del Rey”, tha Raul për të përditshmen sportive spanjolle AS.
“Mendoj se ata mund të fitojnë Ligën e Kampionëve. Pse jo? Sipas mendimit tim, ata janë favoritë. Barcelona dhe Real Madridi. I kam përcjellë të gjitha ndeshjet e tyre dhe puna e Jose Mourinhos është duke u shpaguar. Ekipi nuk ka ndryshuar shumë, por është duke bërë hapa përpara. Ata janë bërë më sfidues dhe kryesojnë në renditje”, përfundoi Raul.
Real Madrid aktualisht ka pesë pikë më tepër se Barcelona në La Liga. Nëntë herë kampioni i Evropës do të ndeshet me CSKA Moskën në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.