Chamberlain i lumtur në Arsenal
_603305.jpg)
Alex Oxlade-Chamberlain ka mohuar spekulimet se dëshiron të largohet nga Arsenali.
Më herët gjatë javës spekulohej se mesfushori – i ardhur në klub nga Southampton verën e kaluar – dëshiron të braktisë skuadrën nga Emirates Stadium pas hapësirës së kufizuar.
Por, ai insiston se nuk planifikon të lëvizë. 18 vjeçari shkroi në Twitter: “Vetëm për t’ju konfirmuar, qdo spekulim rreth largimit tim nga Arsenali është krejtësisht i pavërtetë, nuk mund të jem më i lumtur në klub”.