Voronin, futbollisti i vitit në Ukrainë
_835554.jpg)
Sulmuesi i Ukrainës, Andriy Voronin, anëtar i skuadrës nga Premierliga ruse Dynamo Moska, është emëruar futbollist i vitit nga shteti i ish Bashkimit Sovjetik.
Sulmuesi 32 vjeç – i cili më parë ka luajtur për Borussia Moenchengladbach, Koln, Bayer Leverkusen, Hertha Berlin si dhe Liverpool – mblodhi 175 pikë në një sondazh të së përditshmes sportive ruse Sport Express.
Voronin nënshkroi për Dynamon më 2010 dhe prej atëherë ka zhvilluar 31 ndeshje për ekipin rus dhe shënoi 12 gola. Sulmuesi i Zenit St Petersburgut, Alexander Kerzhakov doli i dyti, kurse bashkëlojtari i tij, portieri Vyacheslav Malafeev, i treti.