Bystron, i dopinguar në Ligën e Kampionëve
_861767.jpg)
Mbrojtësi David Bystron i kampionit të Çekisë, Viktoria Plzen është testuar pozitiv për një substancë të ndaluar për ndeshjen kundër BATE Borisovit së Kampionëve dhe rrezikon të dënohet deri në katër vite nga UEFA.
Plzen fitoi 1-0, fitore e cila i ndihmoi atyre të sigurojnë kalimin në Europa League pas përfundimit në pozitën e tretë në grup prapa Barcelonës dhe Milanit.
Zëdhënësi i Plzenit, Pavel Pillar ka thënë se klubi ishte informuar nga UEFA të enjten se mostra B e marrë pas ndeshjes së 23 nëntorit kundër BATE Borisovit në kryeqytetin bjellorus Minsk, ka konfirmuar prezencën e një substance të palejuar.