E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ronaldinho ka oferta nga Evropa

Ylli brazilian Ronaldinho mund të largohet nga Flamengo për tu kthyer në Evropë.

Ish futbollisti i Milanit nuk ka marrë pagë në pesë muajt e fundit dhe ka kërcënuar se nëse nuk paguhet deri më 25 janar nuk do të luaj kundër Real Potosi në Coppa Libertadores.

Ndërsa, menaxheri dhe vëllai i tij Roberto de Assis ka bërë të ditur se Ronaldinho ka ofertë nga klube evropiane. “Ai stërvitet mirë dhe është në top formë me vetëm 9 për qind të mbipeshash në trup. Kemi marrë ofertë nga Italia dhe një nga Spanja” tha De Assis.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›