E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, leksion Interit



Barcelona i dha një mësim të mirë Interit në “Kamp Nou”, me një fitore të pastër 2-0 e në një ndeshje të dominuar plotësisht nga katalanasit.

GRUPI E

Debrecen-Liverpul 0-1

Liverpuli falë një goli të shpejtë të realizuar pas vetëm katër minutave lojë nga Ngog pas një goditje këndi arriti një fitore 1-0 në Hungari me Debrecenin vendas, por që duket se nuk mjafton për 5-herë kampionet e Europës për një raundin tjetër.

Fiorentina – Lion 1-0

Fiorentina fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 me francezët e Lionit. Autori i golit ishte Vargas në minutën e 28-të. Fiorentina mori kryesimn e grupit me 12 pikë, dy më shumë se Lioni.

GRUPI F

Barcelona – Inter 2-0

Barcelona rimori vendin e parë me një ndeshje spektakolare kundër Interit. Katalanasit fituan 2-0 kundër zikaltërv italianë me dy gola në pjesën e parë: Pike në të 10’ pas një goditje nga këndi dhe Pedro në të 26’ pas një asisti të artë të Dani Alvezh. Barcelona kryeson grupin me 8 pikë, e ndjekur nga Interi e Rubin Kazan me nga 6 pikë.

Rubin Kazan – Dinamo Kiev 0-0

Rubin Kazan dhe Dinamo e Kievit barazuan 0-0 në takimin midis tyre të vlefshëm për grupin F të Ligës së Kampioneve. Rubin u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërsa Dinamo e Kievit në 5.

GRUPI G

Rejxhërs – Shtutgard 0-2

Rejnxërs pësoi një humje të hidhur 0-2 në shtëpi me Shtugardi. Për skuadrën gjermane shënuan Rudi në të 16’ dhe Kuzmanoviç në minutën e 59-të. Gjithsesi, Shtutgardi nuk ia doli të kapë vendin e dytë në grup.

Unirea – Sevilja 1-0
Unirea arriti një fitore historike 1-0 me Seviljen, që mund t’i mundësoi skuadrës rumune një vend midis 16 më të mirave të Europës. Golin me fat e shënoi Dragutinoviç në minutën e 43-të. Unirea u ngjit në kuotën e 8 pikëve, 2 më shumë se Shtutgardi i vendit të tretë, 6.

GRUPI H
Alkmar – Olimpiakos 0-0

Holandezët e AZ Alkmar dhe grekët e Olimpiakosit ndanë nga një pikë në barazimin pa gola në Holandë. Kampionia e Greqisë u ngjit në kuotën e 7 pikëve dhe thuajse e ka një vend të sigurt midis 16 më të mirave.

Arsenal – Standard 2-0

Arsenali vazhdoi mbretërimin në Grupin H, duke regjistruar fitoren e radhës ndaj Standardit të Liezhit (2-0). Golat u shënuan nga Nasri (35’) dhe Denilson (45’). Arsenali u ngjit në kuotën e 13 pikëve.

25 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›