E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventus kërkon “2”-sh me Bordonë



Juventus do të udhëtojë drejt Bordosë, duke shpresuar se do të ndjekë Bordonë e kualifikuar për në fazën me eliminim direkt në Ligën e Kampioneve. Juventusi mundi Udinezen 1-0 të dielën, duke qëndruar në vend të dytë në Serinë A, pesë pikë pas Interit të Milanos, dhe me një fitore kundër Bordosë do të sigurojë një vend midis 16 më të mirave të Ligës së Kampioneve. Bordoja, që nga ana e saj u kualifikua pas fitores 2-0 me Bajernin në Munih një ndeshje më parë, udhëheq grupin A me 10 pikë, dy më shumë se skuadra italiane. Bajerni, që do të prese nga ana e tij Makabai Haifan e vendit të fundit, është i treti me katër pikë. “Ne do të përpiqemi të mundim Bordonë, kjo do të na i bënte gjithçka të lehtë”, - tha mesfushori i Juventusit, Mohamed Sisoko, një nga më të mirët në ndeshjen kundër Udinezes. Mbrojtësi i majtë Fabio Groso shënoi golin e tij të parë qysh kur u transferua nga Lioni dhe eksperienca e tij në Ligën franceze mund ta ndihmojë atë kundër Bordosë. “E njoh stadium dhe atmosferën shumë mirë. Është një skuadër e mrekullueshëm dhe ata e kanë treguar tashmë me kualifikimin”, - tha Groso, i cili shënoi edhe penalltinë qe shpalli Italinë kampione të Botës në vitin 2006. “Nuk e di nëse u mungojnë lojtarë kyç, por ne do të fokusohemi te vetja jonë”.
Bordo, që humbi ndeshjen e parë të saj në shtëpi gjatë dy viteve të fundit në humbjen 1-0 me Valensienes në fundjavë, do të jetë pa dy golashënuesit e saj kryesorë gjatë këtij sezoni, fantazistin Joahn Gorkuf dhe sulmuesin Marouane Chamakh. Të dy kanë shënuar në total 10 gola së bashku gjatë këtij sezoni në të gjitha kompeticionet. Kapiteni i Juventusit, Alesandro Del Piero u rikthye në pjesën e dytë kundër Udinezes pasi kishte munguar dy muaj për shkak të dëmtimit. Fantazisti brazilian i Juves, Diego, e mirëpriti rikthimin e Del Pieros. Gjithsesi, Del Piero mund të qëndrojë në stol kundër Bordosë nëse trajneri i Juventusit, Ciro Ferrara do të vendosë të kursejë energjitë e tij në prag të përplasjes së madhe me Interin në Serinë A, më 5 dhjetor. Sulmuesi i Juventusit, Vicenco Jakuinta, nuk është në dispozicion për shkak të një ndërhyrje kirurgjikale në gju, ndërkohë që edhe sulmuesi francez David Trezege do të mungojë në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve, për shkak të një problemi më pulpë.

Kristiano Ronaldo rikthehet kundër Zurich

Kristiano Ronaldo do të rikthehet pas dëmtimit të gjatë, kur Real Madrid do të luajë kundër FC Zurich në Champions League. Anësori portuegez kishte qenë larg fushave qysh nga 10 tetori për shkak të një dëmtimi në kavilje, por ai tashmë parashikohet të luajë në “Santiago Bernabeu” teksa skuadra spanjolle synon një vend në raundin e “vdekjes”. Trajneri i Real Madrid, Manuel Pellegrini, tha se Ronaldo ka treguar formë të mirë në stërvitjet e fundit. Reali i Madridit dhe Milan udhëheqin grupin C me shtatë pikë, ndërkohë që Marseja ka gjashtë dhe Zurich ka tre pikë. Një fitore e Realit e nxjerr jashtë loje Zurich, ndërkohë që një fitore e Milanit ndaj Marsejës në ndeshjen tjetër të grupit i lejoni dy liderët e grupit të avancojnë më tej.

Shorti

Shorti për 1/8-at e Ligës së Kampioneve do të hidhet, më 18 dhjetor në Nion të Zvicrës. Lajmin e bëri të ditur UEFA. Po në këtë datë do të hidhet edhe shorti i 1/32-ave të Ligës se Europës.

Leonardo: “Për fitore me Marsejën”

Trajneri i Milanit, Leonardo, në prag të sfidës së Ligës të Kampioneve kundër Marsejës, tha se skuadra e tij nuk do të hyjë në fushë me synimin për të barazuar. “Rezultat pozitive në ndeshjet e fundit na kanë sjellë një moral të ri dhe rezultatet në Ligën e Kampioneve dhe në kampionat nuk janë aq të ndryshme pasi ecin në të njëjtën rrugë. Kundër Marsejës do të kërkojmë fitoren. Futbolli francez është një miks midis futbollit spanjoll dhe atij italian, një futboll i ekulibruar”. Trajneri i Marsejës, Didier Deshamps, pohoi në prag të ndeshjes kundër Milanit në “San Siro” për Ligën e Kampioneve, se kuqezinjtë italianë kanë lojtarë shumë ofensivë. “Filozofia e Milanit është të bëjnë shumë gola, edhe pse pësojnë shumë. Me talentet që ka Milani në vijën e parë mund të bëjë diferencën në çdo moment”.

25 Nentor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›