Xhenifer Hudson do të këndojë për Obamën
Xhenifer Hudson do të këndojë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, gjatë një darke shtetërore të organizuar nga presidenti amerikan Barak Obama. Këngëtarja/aktorja do të performojë për presidentin, Zonjën e Parë dhe 230 mysafirë të tjerë, ndërsa nuk dihet se çfarë repertori është përzgjedhur për këtë rast të veçantë. Kjo nuk është hera e parë që Xhenifer Hudson këndon për Obamën. Në vitin 2008 ajo performoi himnin kombëtar amerikan gjatë një kongresi të Partisë Demokratike, kur Obama mori kandidaturën për president. Hudson është një nga këngëtaret e preferuara të presidentit amerikan, i cili përfiton nga rastet për ta ftuar atë në Shtëpinë e Bardhë.
25 Nentor 2009