Rihana, e turpëruar për thashethemet në lidhje me Jay-Z
Rihana është aq e turpëruar nga thashethemet se ajo kishte siguruar marrëveshjen e parë duke pasur lidhje seksuale me Jay-Z, saqë nuk mund ta shihte reperin në fytyrë. Tabloidet amerikane supozuan se krijuesja e hitit “Umbrella” ishte më shumë se sa një bashkëpunëtore biznesi kur për herë të parë doli në skenën e muzikës, fjalë të cilët janë përfolur edhe në vendlindjen e saj në Barbados. “Fjalët ishin sikur unë kam bërë seks oral me Jay-Z për të siguruar atë marrëveshje. Këto thashetheme ishin gjithkund në Barbados dhe ishin të tmerrshme. Më bënë të ndihem çuditshëm. Madje isha e çuditshme edhe kur isha me Jay-Z. Nuk isha në gjendje ta shihja atë në sy”,- ka thënë Rihana së fundi. “Një ditë, ai më ftoi dhe më tha, ‘Ti s’mund të biesh në grackën e këtyre fjalëve. Nuk duhet t’i lejosh njerëzit të të ofendojnë pa të drejtë. Thashethemet m’u dukën shumë qesharake pas kësaj fjale të Jay-Z”,- ka shtuar këngëtarja.
25 Nentor 2009