Rohan në Kosovë, nderohet me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”
Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu priti në takim ambasadorin Albert Rohan, ish-zëvendës i emisarit special të Kombeve të Bashkuara për Kosovën, të cilin e dekoroi me “Medaljen e Artë të Pavarësisë”. Gjatë ceremonisë së dekorimit të ambasadorit Rohan, Sejdiu theksoi të ketë marrë këtë vendim për të vlerësuar rolin e jashtëzakonshëm të ambasadorit Rohan në procesin e bisedimeve për përcaktimin e statusit politik të vendit tonë dhe si simbolikë e përkushtimit dhe mirënjohjes së thellë për angazhimet e tij për Kosovën. “Kam privilegj, si President i vendit, t’ia dorëzoj z.Rohan, “Medaljen e Artë të Pavarësisë”, e cila dëshiroj që të jetë një simbolikë e përkushtimit dhe mirënjohjes sonë të thellë për Ambasadorin Rohan”,- theksoi Presidenti Sejdiu, duke ia dorëzuar medaljen Rohanit. Ndërkaq, ambasadori Rohan shprehu falënderimin e tij të thellë dhe mirënjohjen për presidentin Sejdiu, dhe tha se kjo medalje është nder i madh për që i bëhet atij.
25 Nentor 2009