E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona më e dobët pa Guardiolën

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Carlo Ancelotti ka theksuar se Barcelona duket më pak superiore pas largimit të Pep Guardiolës.

Strategu italian ende identifikon gjigantin katalan si një prej dy favoritëve për të fituar edicionin e sivjetmë të Ligës së Kampionëve, por beson se me trajnerin e ri, Tito Vilanova, Barcelona duket më pak e fuqishme. “Dy klubet favorite në Ligën e Kampionëve janë Barcelona dhe Real Madridi”, deklaroi Ancelotti, gjatë një interviste me të përditshmen sportive italiane, Gazzetta dello Sport.

“Barcelona është e fuqishme edhe pa Guardiolën, por tani më duket më pak agresive dhe më tepër e përqendruar në mbrojtje. Në përgjithësi, skuadra më duket më pak e rrezikshme se në sezonet e kaluara”, u shpreh ai.

Barcelona do të luajë në Grupin G të Ligës së Kampionëve, ku do të ndeshet me kampionin e Skocisë, Celticun, Spartak Moskën dhe çerekfinalistin e edicionit të kaluar, Benficën. Guardiola u largua nga detyra e trajnerit në përfundim të sezonit të kaluar, kurse Vilanova u promovua nga posti i asistentit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›