Fitorja ndaj Qipros De Biazi Ishte e rendesishme

Nuk është kjo fitorja e parë e Shqipërisë në eleminatore. Madje, nuk është e para në ndeshjen e parë. Të mos harrojmë triumfet ndaj Rusisë dhe Greqisë sa për të përmendur dy. Veçse, çdo sukses është i veçantë, ndërsa trajneri kuqezi, Xhani De Biazi, thekson se është tepër i çliruar dhe tregon arsyet.
“Kishin rëndësi 3 pikët. Nuk ishte e lehtë të luhej me Qipron në këtë moment, sepse është ekip me formë të mirë dhe me lojtarë të mirë. Shënuam gol, krijuam raste, por ishte fatkeqësi që pësuam gol në minutat shtesë të pjesës së parë. Në pjesën e dytë luajtëm me të gjithë sulmuesit që patëm, duke shfrytëzuar freskinë fizike dhe aftësinë ajrore. Kalova Hykën në krahë dhe luajti mirë, ndërsa Bogdani shënoi një gol të madh".
Italiani vlerëson gjendjen e tanishme të kombëtares dhe flet edhe për takimin e 11 shtatorit në Zvicër.
“Kemi gjetur dy lojtarë të rinj, nuk ishte i lehtë debutimi, ndërsa ekipi mund të rritet në të ardhmen. Synimi në ndeshjen me Zvicrën? Si gjithnjë, për të fituar, por e dimë se do të jetë më e vështirë, pasi kundërshtari është më i fortë, shumë cilësor. Duhet të jemi shumë të përqëndruar. Dua të shtoj se u arrit fitorja në ditëlindjen e vajzës sime, ia dedikoj asaj, por jemi shumë të trishtuar sepse ndërroi jetë gjyshja e Bogdanit".
Presidenti Armand Duka u tregua tepër i entuziazmuar në stadium pas golit të tretë, ndërsa para kamerave, zgjodhi të ishte më analitik.
Në Zvicër do të jetë tepër e vështirë. E sigurt është se ambienti do të jetë i shkëlqyer, ndërsa eleminatoret e botërorit janë rrugë e gjatë. Fitorja ndaj Qipros nuk shkon që të festohet tepër gjatë.