E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partizani zihet rob në kryeqytet, Lushnja kryeson me pikë të plota

Java e dytë e kategorisë së parë ka prodhuar surpriza, ku padyshim spikat humbja e thellë e Partizanit në stadiumin Selman Stërmasi. Të kuqtë pas fitores në premierë në Velipojë dhanë imazhin e rikthimit të vërtetë, por sot ata janë shpërfytyruar nga Butrinti, i cili me meritë i ka mundur me rezultatin e pastër 3-0. Kjo është një njollë tjetër për Partizanin, i cili ka zhgënjyer para tifozerisë së saj. Lushnja ndonëse luante në fushën e saj pa praninë e spektatorëve, pasi janë të pezulluar,  arrin të marrë rezultatin e dytë pozitiv, ku pas fitores 1-0 me Adën kryeson kategorinë e parë me 6 pikë. Besëlidhja gjen fitoren në javën e dytë duke mposhtur 3-1 Pogradecin, i cili në dy javët e para ështët mundur me të njëjtin rezultat. Në këtë javë Dinamo arrin të marrë pikën e parë, ku dinamovitët pas humbjes me Mamurrasin në start arrijnë të barazojnë 1-1 në Gramsh. Burreli ka fituar 1-0 ndaj Himarës, takim i cili u zhvillua në Vlorë dhe u karakterizua nga tre kartonë të kuq, dy për matjanët dhe një për himariotët. Këtë janë tre[ikët e para për matajanët, ku në javën e parë u mundën nga Iliria, e cila sot ka barazuar 0-0 në Mamurras. Nga një pikë kanë ndarë edhe Naftëtari me Tërbunin, takim i zhvilluar në Kuçovë. Java e dytë e kategorisë së parë mbyllet me takimin e së hënës mes Kamzës dhe Elbasanit, takim i cili do të zhvillohet në stadiumin Selman Stërmasi.

 

Kategoria e Parë
Java dytë

Besëlidhja-Pogradeci   3-1
Shënues: A.Dibra 56, K.Dibra 76, Kepi 88/ Çerepi 59
Mamurrasi-Iliria            0-0

Gramshi-Dinamo           1-1
Shënues:Kote 15 / Cezar 20

Himara-Burreli              0-1
Shënues:Pirani 10

Naftëtari-Tërbuni          0-0
Partizani-Butrinti          0-3
Shënues: Muço 13, 90+2 (11-m), Osmani 61

Lushnja-Ada                 1-0
Shënues: Bizhyti 76

Të hënën

10.09.2012
Kamza-Elbasani   (16:00)
(në Selman Stërmasi)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›