Barcelona mendon shkëmbimin Eto‘o - Ibra
Revolucioni te Barcelona ka filluar. Pasi kanë zyrtarizuar Pep Guardiolën në krye të skuadrës për sezonin tjetër, tashmë askush në kontingjentin "blaugrana" nuk e ka vendin të sigurt. Drejtuesit e klubit po mendojnë që të largojnë disa prej emrave më të mëdhenj për të afruar "big" të tjerë, që do të rikthejnë Barçën në ditët e lavdishme. Kjo është arsyeja përse ndërmjet spanjollëve dhe Interit po mendohet për një shkëmbim të nivelit të lartë: sipas "Sport", katalanët janë të gatshëm të kalojnë te zikaltërit Samuel Eto‘o, në këmbim të Zlatan Ibrahimoviç. Kjo duket se është vetëm lëvizja e parë e teknikut Guardiola, synimi i të cilit është të ndryshojë nga themelet ekipin. Mediat iberike këmbëngulin se Barcelona po studion edhe mundësi të tjera shkëmbimesh: Çavi do t‘i ofrohet Çelsit, në këmbim të Esien, ndërsa kapiteni Pujol, Arsenalit për shërbimet e Çesk Fabregas.
Një tjetër objektiv i rëndësishëm në merkaton e skuadrës është edhe braziliani i Romës, Amantino Mansini. "El Mundo Deportivo" pretendon se mesfushori 28-vjeçar është alternativa e parë e brazilianit të Seviljas, Daniel Alvesh, për të cilin interesohen edhe Reali i Madridit dhe Çelsi. Mansini ka kontratë me Romën deri në vitin 2009, e cila e bën edhe më të mundur transferimin e tij në Spanjë, pasi në rast të kundërt, pas një viti, klubi italian rrezikon që ta humbasë lojtarin me parametër zero. Barcelona është e gatshme që të paguajë deri në 16 milionë euro, para që duke parë situatën ekonomike të verdhekuqve, nuk do të refuzoheshin lehtësisht. Katalanët vazhdojnë të ndjekin me shumë vëmendje edhe sulmuesin e talentuar të Lionit, Karim Benzema. Francezi është në krye të listës së dëshirave, gjithsesi, afrimi i tij duket shumë i vështirë. Largimi i mundshëm i Ronaldinjos dhe e ardhmja e pasigurt e Eto‘o bëjnë që në "Kamp Nou" të hapet një vend në repartin ofensiv. 20-vjeçari Benzema pëlqehet jo vetëm për lojën, por edhe për aftësitë përpara portës: në 34 ndeshje kampionati ai ka realizuar 19 gola, ndërsa në 7 paraqitje në Ligën e Kampioneve ka gjetur rrugën e rrjetës 4 herë. Por, përpara se të fillojë bisedimet për lojtarin e Lionit, Barça duhet të zgjidhë të ardhmen e Eto‘o. Nëse shkëmbimi me Interin nuk arrihet, për sulmuesin kamerunas ka një radhë të gjatë ofertash. Largimi i tij, përveçse do të hapë një vend në formacionin titullar, do të sillte edhe para për arkat e klubit. Klubi e ka të qartë: mund të afrojë emra të mëdhenj, vetëm nëse shesin lojtarët me peshë që kanë. Kartoni i Benzema vlerësohet 50 milionë euro nga presidenti i Lionit, Zhan-Mishel Aulas, ndërkohë që lojtari ka bërë të ditur se nuk do t‘i vinte keq të provonte aventurën në një kampionat të fortë evropian, por për momentin dëshiron të vazhdojë të rritet në Ligën 1.