Kartat e shëndetit, të njëjta me ato të votimit
Përfshirja e sektorit privat në skemën e sigurimeve shëndetësore është një proces që do të kërkojë nxjerrjen e kartave të shëndetit për çdo individ të përfshirë në skemë. Pikërisht për këtë arsye drejtuesit e ISKSH-së pohojnë se po mendohet të gjendet një zgjidhje e pranueshme dhe jo me kosto të lartë.
Sipas drejtoreshës së Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor, Elvana Hana, ka shumë mundësi që karta e shëndetit të integrohet në kartat e reja të identitetit dhe të kemi një të vetme për të dyja funksionet. Pra si për ato civile ashtu edhe shëndetësore. Një gjë e tillë do të thotë se çdo individ me kartën e identitetit, që do të prodhohet posaçërisht për t‘u identifikuar gjatë votimeve në proceset elektorale, do të mbyllë edhe nevojat me shëndetin. Përmes saj, ai do të "votojë" edhe në sistemin shëndetësor, në klinika dhe spitale. Por, këtë herë, për të mos paguar para, ose për të mbuluar vetëm një pjesë të kostove financiare për këto shërbime shëndetësore, si analiza, vizita mjekësore apo ndërhyrje kirurgjikale. Përmes këtyre kartave, ISKSH do të identifikojë të gjithë individët që përfshihen në skemë dhe informacionet përkatëse për ta. Për këtë qëllim ISKSH po ndërton një bazë dixhitale të dhënash dhe çdo person do të ketë një kod të vetin, me anë të të cilit do të identifikohet për të gjitha shërbimet që kryen në sistemin shëndetësor.