E Shtunë, 31 Tetor 2026

Didier Drogba te kuqezinjtë, në pritje të Hoze Murinjos

Gazeta britanike "Daily Mirror" ka publikuar dje një lajm të bujshëm, sipas të cilit Didier Drogba ka vendosur përfundimisht të largohet nga Çelsi, ndonëse ka shansin të fitojë me këtë skuadër titullin kampion dhe Ligën e Kampioneve. Gazeta britanike ka bërë të qartë se shkak për këtë vendim ishte akordi që sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka arritur me Milanin, ku do të firmosë së shpejti një kontratë trevjeçare. Sipas të njëjtit burim brenda klubit blu, Drogba ka vendosur të bëjë hapin e radhës në karrierën e tij të suksesshme, vetëm pasi ka mësuar se në stolin e kuqezinjve mund të ulet Hoze Murinjo, ish-trajneri i Çelsit. Sulmuesi nuk e ka fshehur asnjëherë admirimin për portugezin dhe ka thënë gjithmonë se do të dëshironte të vihej përsëri nën urdhrat e tij. Por Çelsi duket se nuk heq dorë lehtë nga futbollisti dhe ka vënë një shifër të lartë prej 20 milionë eurosh për transferimin e sulmuesit, i cili nuk ka një raport të shkëlqyer as me shokët e skuadrës.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›