E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ervin Skela e Kotbus, edhe vitin tjetër në Bundesligë

Ervin Skela dhe Energie Kotbus kanë siguruar mbijetesën në Bundesligë. Fitorja 2-0 e së shtunës përballë Hamburgut bën që skuadra ku militon fantazisti kuqezi të fitojë matematikisht qëndrimin në elitën e futbollit gjerman. Një rezultat i jashtëzakonshëm, që është festuar gjatë pas përfundimit të lojës, ku Skela dhe tekniku Bojan Prasnikar janë larë në një lumë shampanje të vënë në dispozicion nga drejtuesit e klubit. Vlonjati është aktivizuar përgjatë gjithë lojës së rregullt, ndërkohë që në sekondat shtesë drejtuesi i stolit të Kotbus ka vendosur ta zëvendësojë me Jeliç. Ndërrimi është bërë me qëllimin që fantazisti të marrë përshëndetjen dhe duartrokitjet e afro 23 mijë tifozëve të pranishëm. Një nder që Skela e meritonte, pasi kanë qenë pikërisht loja dhe golat e shqiptarit ato që i dhanë skuadrës pikë deçizive në garën për mbijetesë. Dje në Bundesligë janë aktivizuar për 90 minuta edhe Edmond Kapllani e Altin Lala, në sfidat ku Karlsruhe humbi 1-3 në shtëpi me Bohumin dhe Hanoveri u gjunjëzua 6-1 në fushën e Verder Bremen.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›