Barcelona mirepret Fabregasin, gati per bisedime
Barcelona ka konfirmuar interesin e tyre, per te marre firmen e mesfushorit Ces Fabregas dhe insiston se kapiteni i Arsenalit eshte teper i interesuar per nje levizje ne "Nou Kamp". Gjigantet katalanas pranojne se jane shume prane marreveshjes me David Vilen. Barca e ka pritur mire lajmin e nje jave me pare te Fabregas, i cili kerkonte qe te vishte fanellen e skuadres katalanase, per edicionin e ri futbollistik. Presidenti Joan Laporta ne "Nou Camp" theksoi: - "Ka shume rendesi fjala e lojtarit. Nese sekretari teknik i klubit Bigirstein beson se ne mund te arrihet nje marreveshje paraprake me lojtarin, ne do te veprojme dhe do te futemi menjehere ne bisedime me ekipin e Arsenalin." Laporta gjithashtu konfirmon se do te vazhdoje bisedimet edhe me David Vilen. Zevendespresidenti katalanas. Rafael Xhuste deklaroi: - " Si Vila edhe Ces, te dy kane deshire qe te bashkohen me ekipin tone dhe kjo gje eshte shume e rendesishme. Por firma me Ces me duket paksa me e komplikuar sepse negociatat me klubin e tij do te jene me te gjata." Burime ne Spanja theksojne se Fabregas do te bisedoje me Arsen Vengerin ne lidhje me te ardhmen e tij. Marreveshja me David Vilen mund te perfundoje ne fund te javes, nderkohe qe jane pergatitur rreth 40 milione sterlina per kartonin e Fabregas dhe dy lojtare per te realizuar nje shkembim te mundshem me "topcinjte" e Londres.