Van Gal: Duhet ta kisha "edukuar" me teper Murinjon
Trajneri i Bajernit te Mynihut, Luis Van Gal eshte shprehur para finales se Liges se Kampioneve, kunder Interit se ai eshte nje trajner me i mire se Hoze Murinjo. Holandezi theksoi se stili dhe ideali i tij per lojen e futbollit eshte disa here me e komplikuar se ai i portugezit te Interit, madje tha per kete te fundit, se e ka "edukuar" gjate kohes kur ishin te dy disa vite me pare, Van Gali trajneri i pare dhe Murinjo asistenti i tij, tek stafi katalanas. "Hose ishte shume modest ne ate kohe. Ishte e kendshme te shihje si po mesonte ai nga futbolli, apo ta shihje teksa po formohej si nje personalitet futbolli," - theksoi Van Gal, duke e "thumbuar" portugezin para finales se Liges se Kampioneve. - "E di se ai deshiron te me ndihmoje mua, ngaqe eshte shume i pasionuar. Por kam pershtypjen se duhet ta kisha edukuar me teper. Kam pare se tani ai po kupton nga ndeshjet e futbollit", - shtoi Van Gal. Bajerni ka marre edhe pergjigjen e fundit nga arbitrazhi sportiv, per mesfushorin francez Frenk Riberi, i cili nuk do te jete ne formacionin e skuadres gjermane ne finale te Liges se Kampioneve.