E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Argjentina, favorite per boterorin afrikan

Edhe pak dite kane mbetur dhe ne Afriken e Jugut do te nise eventi madheshtor i futbollit boteror. Pavaresisht paraqitjeve te dobeta dhe kualifikimit te veshtire ne finalet e Kupes se Botes 2010, talenti i argjentinas, Lionel Mesi eshte shprehur i sigurt, se skuadra e tij i ka te gjitha mundesite qe te fitoje finalen e Kupes se Botes. Mesi sapo eshte shpallur kampion ne Spanje, me ekipin katalanas dhe kerkon qe te ngreje me 11 korrik ne Johanesburg te Afrikes se Jugut, trofeun me te rendesishem te futbollit. "Megjithese kualifikimi nuk ishte i lehte dhe menyra se si luajtem nuk ishte me e mira, mendoj se keto veshtiresi na kane forcuar shume. Argjentina ka nje skuader shume te mire dhe eshte favorite per te fituar Kupen e Botes. Ky eshte objektivi i te gjithe futbollisteve", - shprehet Lionel Mesi, i cili e ka identifikuar Spanjen, Brazilin dhe Angline, si skuadra te tjera favorite, per ne Boteror. Ndryshe nga paraqitja me Barcelonen, talenti i futbollit boteror nuk ka shkelqyer akoma me perfaqesuesen e Argjentines gjate fushates eliminatore dhe per kete arsye thekson. "Kjo eshte e vertete, por une mundohem gjithmone te jap maksimumin ne fushen e lojes. Nga une pritet gjithmone shume, por ka ndeshje kur nuk mund te mos japesh me te miren. Kjo ndodh me te gjithe futbollistet", - perfundoi Lionel Mesi. Argjentina do te luaje ne grupin B te Kupes se Botes 2010 dhe do te jete ne te njejtin grup me Nigerine, Korene e Jugut e Greqine.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›