E Shtunë, 31 Tetor 2026

FSHF, nisin hetimet per dy ndeshjet e Kategorise se Pare

Dy ndeshje te tjera te Kategorise se Pare, Kamza- Turbina dhe Elbasani - Bylis jane vene nen hetim nga ana e Komisionit te Disiplines ne FSHF. Gjate mbledhjes se djeshme ne FSHF, Komisioni i Disiplines eshte ka ngarkuar inspektore te ketij dikasteri qe te nise menjehere nga hetimet per dy ndeshjet e Kategorise se Pare. Rezultatet e ndeshjeve kane hedhur dyshimet e para per ndonje fiksim te rezultateve. Kamza- Turbina perfundoi me rezultatin e thelle 10-0 dhe ndeshja Elbasani - Bylis u mbyll ne epersi te vendasve, me rezultatin 8-4. Plot 24 gola te realizuar ne dy ndeshje kane ngjallur dyshimet e para, por edhe pas kerkeses se klubeve qe jane prekur nga rezultatet e fundit, FSHF do te hetoje ne lidhje me ndonje manipulim te mundshem. Kujtojme se perballjet e fundit nuk kane pasur ndonje objektiv per ekipet, duke qene se ekipi ballshiot e kishte siguruar pjesemarrjen ne Kategorine e Pare dhe Kamza, per te mos rrezikuar pjesemarrjen e saj ne ndeshjet "play- out", duhet te fitonte patjeter ndaj Turbines, skuader qe kishte mbetur pa asnje objektiv. Sakaq, per ekipin e Kamzes kjo do te jete ndeshja e dyte nen hetim brenda pak diteve. Ne nje mbledhje te kaluar, Komisioni i Disiplines vendosi qe te hetohej ndeshja mes Luftetarit dhe Kamzes, me kerkese te klubit te Partizanit, pasi golit te Patushit dhe debateve qe shperthyen ne kampin gjirokastrit se ka pasur nje kompromis per fiksim te rezultatit. Ne ndeshjet e Kategorise se Pare jane vene ne diskutim edhe ndeshja te tjera, ne fund te kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›