Barcelona mund Interin,eliminohet Liverpuli
Leonard Karaj
Barcelona mund Interin, Liverpulit eliminohet edhe pse fitoi në Hungari, kualifikohen Fiorentina, Lioni, Arsenali dhe Sevilja. Nuk i ka mjaftuar fitorja në Hungari Liverpulit të Rafa Benitez, kjo për fakti se në krahun tjetër Fiorentina e Çezare Prandelit ka mundur Lionin duke zënë vendin e parë në grup. Takimi i fundit mes Liverpulit dhe Fiorentinës nuk do të ketë asnjë efekt edhe për Lionin, i cili gjendet në vendin e dytë në grup me 10 pikë. Ndërsa në supersfidën e "Camp Nou" fitues kanë dalë vendasit, të cilët kanë marrë përkohësisht kryesimin e grupit. Por si Barcelona dhe Inter do tu duhet të fitojnë në ndeshjet e javës së fundit të fazës në grupe ndaj Rubin Kazan, Inter dhe Dinamos së Kievit, Barcelona për tu kualifikuar më tej. Spanjollëve do tu mjaftonte edhe një barazim në ndeshjen me ukrainasit ndërsa Interit i duhet me patjetër fitorja ndaj kampionëve rusë. E pazgjidhur përfundimisht mbetet renditja e grupit G ku Sevilja është kualifikuar ndërsa Shtutgarti do të duhet të fitojë ndaj Unirea për tu kualifikuar. Rumunëve do tu mjaftonte edhe një barazim për të shkuar në 1/8 e finaleve. Ndërkohë sonte do të njihen edhe disa nga finalistët e tjerë, ku Milanit i mjafton një barazim ndaj Marsejës për të kaluar për më tej, ashtu sikundër edhe Çelsit. Problematike situata e Bajernit, i cili jo vetëm duhet të fitojë me Makabin por edhe të shpresojë që Juventus do të mund të fitojë ndaj Bordosë në Francë.
Champions League, rezultatet dje
Grupi E
Debrecen-Liverpul 0-1
David N'Gog 4'
Fiorentina-Lion 1-0
Juan M. Vargas (p) 28'
Grupi F
Rubin Kazan-Din.Kiev 0-0
Barcelona-Inter 2-0
Gerard Pique 10', Pedro Rodriguez 26'
Grupi G
Rejnxhers-Shtutgart 0-2
Sebastian Rudy 16', Zdravko
Kuzmanoviç 59'
Unirea-Sevilja 1-0
Ivica Dragutinovic (autogol) 45'
Grupi H
Arsenal-Standard 2-0
Samir Nasri 35', Denilson 45'
AZ Alkmar-Olimpiakos 0-0
Ndeshjet/sot
Grupi A
20:45 Bajern-Makabi
20:45 Bordo-Juventus
Grupi B
18:30 CSKA Moskë-Volfsburg
20:45 Mançester-Beshiktash
Grupi C
20:45 AC Milan-Marsejë
20:45 Real Madrid-Zyrih
Grupi D
20:45 APOEL-Atl. Madrid
20:45 FC Porto-Çelsi