Barcelona mundGetafen, një fitorepër Abidal
SPANJE- Barcelona ka mundur 2-1 Getafen, në një ndeshje tepër të vështirë dhe që i është kushtuar tërësisht Erik Abidal, i diagnostikuar me tumor në mëlçi. Përpara sfidës, në stadium u shfaq një video me momentet më të bukura të francezit, ndërkohë që çasti më emocionues ishte minuta e 22-të, që përkonte me numrin e fanelës së Abidal. I gjithë “Kamp Nou” u ngrit në këmbë për të duartrokitur, ndërsa skuadrat u futën në fushë me një fanelë ku shkruhej “Për Abidal”. Barcelona ka dominuar totalisht në pjesën e parë, por ka shënuar vetëm një gol me Dani Alvesh në minutën e 16-të, pas një goditje nga jashtë. Pesë minuta nga pjesa e dytë Bojan Kërkiç dyfishon shifrat, ndërkohë që Getafe ka shënuar golin e nderit tre minuta para fundit me Manu.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)