E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, në histori të futbollit

Nga Express më 27 gusht 2011 në ora 21:45

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola ka thënë se skuadra e tij do të hyjë në histori të futbollit pasi u bënë ekipi me më së tepërmi tituj të fituar në futbollin evropian duke mposhtur Porton 2-0 në Superkupën e Evropës të premten.

“Këta futbollistë janë pjesë e një gjenerate të veçantë” tha Guardiola për të përditshmen spanjolle El Mundo Deportivo.

“Ky ekip do të hyjë në historinë e klubit dhe histori të futbollit” shtoi ai. Me fitore ndaj Portos, Lionel Messi dhe shokët e tij e dërguan Barcelonën në kuotën e 15 titujve evropian, një më tepër se Milan.

Ky është trofeu i dytë i Barcelonës në sezonin e ri pasi gjiganti katalan mposhti rivalin Real Madrid me rezultat të përgjithshëm 5-4 në Superkupën e Spanjës më 17 gusht.

“Jam shumë i lumtur për imazhin e klubit” u shpreh Guardiola i cili tani është trajneri më i suksesshëm i Barcelonës duke tejkaluar Johan Cruyffin me 12 tituj.

Barcelona, kampion aktual i Evropës, do të fillon sezonin e ri në La Liga duke pritur Villarrealin në Nou Camp të hënën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›