E Diel, 1 Nëntor 2026

Barcelona nis negociatat për rinovimin me Viktor Valdesin

Barcelonë - Barcelona është duke nisur negociatat për një rinovim të kontratës me portierin Viktor Valdes. Përshpejtimi i këtyre negociatave vjen pas paraqitjes së shkëlqyer të portierit në ndeshjen e fundit me Realin e Madridit.

Viktor Valdes konsiderohet si portiere më i mirë i Barcelonës, qysh nga koha kur këtë portë e mbronte i lavdishmi Antoni Zubizareta. Ky i fundit ka mbrojtur katërkëndëshin e Barcelonës në fund të viteve 80-të, dhe në fillim të viteve 90-të.

Sipas të përditshmes Sport, drejtori sportiv i Barças, Txiki Begiristain, ka filluar negociatat me vëllain e tij, Hose Manuel Valdes, i cili është edhe menaxheri i tij. Mësohet se kontrata e 26-vjeçarit do të shtyhet deri në vitin 2014. Aktualisht kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2010.

Valdesi ka pësuar vetëm 9 gola në 16 javë të këtij kampionati. Ky ëhtë një rekord më vete për të gjithë skuadrën e Barcelonës, por meritën më të madhe padyshim e ka vetë portieri. Në anën tjetër katalanasit kanë arritur të shënojnë plot 46 gola, duke i bërë ata të jenë ekipi më në formë në Europë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›