E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona nje 2010 per Oskar Guardiola dhe makina e golave

Statistikat 57 ndeshje, 44 të fituara, 5 të humbura, 154 gola të shënuar, 58 vetëm Mesi

Fjalët, epitet për të përshkruar këtë Barcelonë, kanë mbaruar tashmë prej disa kohësh, prandaj nuk na mbetet tjetër, veçse të flasim për numrat. Shifra impresionuese për skuadrën e Guardiolës në vitin kalendarik 2010. Ndeshjet zyrtare të luajtura janë 57: të fituara 44, të barazuara 8 dhe të humbura 5. Por ata që bëjnë më shumë përshtypje janë 154 golat e shënuar, më shumë se një e treta të shënuar nga Mesi (58). Me një sulm të tillë mendohet një kujdes më i vogël për mbrojtjen, por jo. Valdes dhe kolegët kanë “nxjerrë” vetëm 40 topa nga rrjeta. Pesë humbje, tre të lehta e dy të rënda në të gjithë 2010-n. Humbja ndaj Atletiko Madrid në La Liga në ditët e të dashuruarve nuk u shkaktoi probleme blaugranëve për rikonfirmimin në kampionat. As ajo e ndeshjes së parë të Superkupës spanjolle ndaj Seviljas (3-1). Humbja e fundit në termat e kohës ishte e rëndë (0-2) në “Kamp Nou” ndaj Herkules, por megjithatë djemtë e Guardiolës kryesojnë klasifikimin me dy pikë avantazh ndaj Realit. Dhe vijmë te humbjet e dhimbshme, në Kupën e Mbretit dhe në Champions League. Në kupën kombëtare ishte fatale sërish ndaj Seviljes, ndërsa në Europë, 3-1 i San Siros ndaj Interit dhëmbi shumë. Numra që nuk janë vlerësuar me çmimet e duhura, nëse jo nga kritika dhe tifozët e gjysmës së botës, sepse 44 fitore janë një ecuri për t’u pasur zile dhe të denja për trofe. Në ndeshjet e fituara janë shënuar shumë gola. Një ekzagjerim 154 golat e shënuar në 57 ndeshje. Një mesatare 2,7 gola për ndeshje. Numra që shndërrohen në “jashtëtokësorë”, kur analizon golat e pësuar: vetëm 40. E vetmja ndeshje pa shënuar ishte derbi i Barcelonës me Espanyol më 17 prill (0-0). Mesi është drita e kësaj Barcelone me 58 gola të shënuar, më shumë se një e treta. Një 2010 fantastike për “Pleshtin”, i aftë të shënojë 25 gola në 23 ndeshje të La Ligas 2009-‘10. Mesatarja, që argjentinasi po e mban edhe në sezonin 2010-‘11 me 17 gola në 16 ndeshje. Numra fantashkencë për një sulmues normal. Në La Liga-n aktuale Barça udhëton me një mesatare prej 3 golash për ndeshje: e aftë ti shënojë edhe 5 herë Realit të Murinjos e Kristiano Ronaldos. Numra që mund të pasurohen me ndeshjen e fundit të 1/8 të Kupës së Mbretit kundër Athletik Bilbaos më 21 dhjetor. Një makinë e vërtetë golash, skuadra e drejtuar nga Guardiola, ndoshta krijesa më e bukur e pa krijuar kurrë në futboll, por këto janë diskutime, që duhet t’u lëmë kohën t’i vërtetojë. Numrat e prezantojnë më të mirë se çdo skuadër tjetër këtë Barcelonë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›